Shtimja përfiton rrugë të reja, vlera mbi 900 mijë euro
S

Shtimja përfiton rrugë të reja, vlera mbi 900 mijë euro

Në fshatin Vojnoc të Shtimes, kanë nisur punimet për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani” e gjatë dy km dhe e gjerë pesë metra, e cila lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin.

Vlera e projektit është rreth 420 mijë euro dhe është financuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përcjell AutoPortali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjithashtu është përuruar traseja që lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker” në kuadër të unazës së vogël të qytetit. Kjo rrugë 375-metërshe dhe 6-metërshe përfshin kanalizim atmosferik, ndriçim publik dhe trotuare, me një vlerë investimi gati 500 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

 

TË FUNDIT