Nga mesnata e sotme në Maqedoninë e Veriut do të hyjë në fuqi vendimi i ri i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), sipas të cilit çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të rritet për 2.5 denarë për litër.
Ndërkohë sipas INA-online, çmimet e benzinave BS-95 dhe BS-98 mbeten të pandryshuara.
Çmimet e reja janë si më poshtë:
- Nafta: 70.0 den/litër
- Vaji ekstra i lehtë: 70.0 den/litër
- Benzina BS-95: 76.0 den/litër
- Benzina BS-98: 78.0 den/litër
Ky vendim vjen në kohën kur qytetarët tashmë përballen me sfida ekonomike dhe rritje të kostos së jetesës. /AutoPortali



