Seria e ndeshjeve gjysmëfinale të play-offit në Prince Caffe Supwerligën e basketbollit të Kosovës vazhdpn sonte me super ndeshjen ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Përballjen e parë e fituan mitrovicasit 87:81 dhe synojnë fitoren e dytë radhazi në gjysmëfinale, kurse prishtinasit synojnë të barazojnë serinë në 1:1.
Çifti tjetër gjysmëfinal është ai ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, në të cilin skuadra nga Theranda ka shënuar fitore në dy ndeshjet e para.
Skuadrat që shënojnë tri fitore do të kualifikohen në finale, derisa për t’u shpallur kampionë nevojiten po ashtu tri fitore.



