Simeone respekton rivalin, por beson në kualfikim
S

Simeone respekton rivalin, por beson në kualfikim

Borussia Dortmund do ta sfidojë sonte Atletico Madridit, në ndeshjen e kthimit, të fazës çerekfinale, të UEFA Champions League.

Në ndeshjen e parë fitore (2:1) ka shënuar skuadra spanjolle, trajneri i së cilës, Diego Simeone, pret një ndeshje shumë të vështirë.

“Pas fitores 2-1 të ndeshjes së parë, përballemi me një skuadër shumë të fortë, e cila do ta nisë takimin me ritëm shumë të lartë, por skuadra jonë besoj do të përgjigjet shumë mirë, pasi ka besim”, u shpreh gjatë konferencës tekniku argjentinas, i cili do të kërkojë një tjetër gjysmëfinale, të UEFA Champions League, në krye të “Los Colchoneros”.

TË FUNDIT