Jannik Sinner ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Grand Slamit të Australian Open, duke vazhduar paraqitjet e shkëlqyera në Melburn.
Tenisti italian triumfoi në ndeshjen e sotme çerekfinale ndaj amerikanit Ben Shelton, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0 në sete, 6-3, 6-4 dhe 6-4, në një duel të kontrolluar pothuajse gjatë gjithë kohës nga Sinner.
Në gjysmëfinale, Sinner do të përballet me Novak Djokovic. Serbi siguroi kalimin tutje pasi Lorenzo Musetti u detyrua ta dorëzojë ndeshjen për shkak të një lëndimi, pavarësisht se po udhëhiqte 2-0 me sete në momentin e ndërprerjes.
Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër e këtij edicioni të Australian Open në kategorinë e meshkujve do të zhvillohet mes spanjollit Carlos Alcaraz dhe gjermanit Alexander Zverev, duke premtuar një përballje të fortë për një vend në finale./AutoPortali



