Skuadra e La Ligas e kërkon Uzunin
S

Skuadra e La Ligas e kërkon Uzunin

Pavarësisht se po luan i dëmtuar, Myrto Uzuni ia ka dalë të lërë gjurmë këtë sezon në La Liga me Granadan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 1 asistim, në 32 ndeshje të kampionatit spanjoll.

Uzuni ka shënuar më shumë gola se Rodrigo, Joseleu, Joa Felix dhe Rafinha. Fakti që Granada mund të bjerë nga kategoria rrit mundësitë që 28-vjeçari të largohet nga kjo skuadër, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2026.

Mediat në Spanjë bëjnë me dije se së fundmi interes ka shfaqur Las Palmas. Ideja e këtyre të fundit është një huazim me të drejtë blerje-je, vendimtare do jetë vetë dëshira e futbollistit të kombëtares kuqezi.

Las Palmas ka nevojë për përforcime në sulm, pasi reparti i avancuar në këtë sezon ka lënë për të dëshiruar. Afrimi i Uzunit shihet si lëvizja e duhur për të stabilizuar gjërat në ofensivë.

TË FUNDIT