Skuadra e madhe evropiane ofron 10 milionë euro për Muçin
S

Skuadra e madhe evropiane ofron 10 milionë euro për Muçin

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Premier Ligë.

Sipas mediave turke, Aston Villa ka ofruar 10 milionë euro për futbollistin, i cili luan te Besiktas. Gjithashtu për shërbimet e tij është futur në garë, klubi tjetër anglez West Ham.

Interes kanë pasur edhe skuadrat turke si Eyupspor, Bodrumspor, Rizespor edhe Başakşehir, por Muçi është treguar i qartë me presidentin e klubit të tij.

Ai do të transferohet vetëm jashtë dhe me shumë mundësi do ta shohim tek Aston Villa. Gjithsesi në vijim pritet të jetë më e qartë se çfarë do të ndodhë me Muçin.

TË FUNDIT