Albion Rrahmani po kalon një periudhë të shkëlqyeshme me Rapidin e Bukureshtit dhe kjo ka bërë që për shërbimet e tij të interesohen skuadra të mëdha evropiane, ndër të cilat edhe Werder Bremen.
Rrahmani sivjet ka luajtur në 20 ndeshje, ka shënuar 18 gola dhe katër asistime vendimtare.
Çmimi i reprezentuesi kosovar është afërsisht 2 deri në 3 milionë euro, sipas faqeve të specializuara të internetit.
“Werder Bremen duket se e ka gjetur atë që kërkon në Rumani. Në kërkim të një sulmuesi të ri, Albion Rrahmani nga FC Rapid Bukuresht konsiderohet kandidat për ekipin gjerman”, shkruan mediumi gjerman “Liga Insider”.

Skautët e Bremenit thuhet se monitoruan lojtarin në ndeshjen e tij të fundit në stadium për të marrë një pamje më të qartë të tij. Megjithatë, sipas raportit, bisedimet mes klubeve ende nuk kanë filluar.
Bremeni do të përballet me konkurrencën nga Republika Çeke: SK Slavia Prague gjithashtu duket se është e interesuar për nënshkrimin e tij dhe madje ka dorëzuar një ofertë zyrtare, e cila u refuzua.



