Skuadra e madhe italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar
S

Skuadra e madhe italiane interesohet për mbrojtësin shqiptar

Mario Mitaj është kthyer në një titullar dhe pikë të fortë për Shqipërinë. Për mbrojtësin e majtë, ishte një tjetër 90-minutësh pozitiv me Shqipërinë në Suedi, teksa pas ndeshjes vlerësoi maksimalisht paraqitjen e kuqezinjve dhe e quajti rezultatin të padrejtë.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavarësisht rezultatit, që besoj se nuk është i drejtë. Mund të kishim marrë më shumë, por duhet të jemi të lumtur për paraqitjen që bëmë si skuadër.”

Më pas Mitaj ka folur edhe për aspektin personal.

“Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri. Nëse ai më thotë të qëndroj më shumë mbrapa dhe të fokusohem në aspektin mbrojtës, atë duhet të bëj”.

Është folur për një interesim të Juventusit. Cili është informacioni që keni ju? “Unë kam ditur vetëm që do të kishte disa skautë nga Juventusi dhe asgjë tjetër. Duhet të luaj futboll, të argëtohem dhe përmirësohem. Të tjerat janë aspekte që nuk lidhen me fushën dhe nuk kam çfarë të shtoj”, është shprehur Mitaj.

TË FUNDIT