Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në bllokun e shënimeve të klubeve gjermane. Lojtari shqiptar ka rënë në radarët e disa klubeve të Bundesligës.
“Transfermarkt” njofton se Stuttgarti, Freiburg dhe Werder Bremen janë në radhë për shërbimet e futbollistit të Përfaësueses së Kosovës.
Kartoni i Asllanit zotërohet nga Hoffenheim, por aktualisht lojtari është në huazim në Elfesberg. Në 13 paraqitje të zhvilluara, 22-vjeçari ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asistime. Statistika mjaft të mira për Fisnik Asllanin, që mund të provojë veten në Bundesligë në stinorin e ardhshëm.



