Kampionati Europian i Basketbollit, i njohur ndryshe si EuroBasket, starton sot me një kalendar të ngjeshur ndeshjesh dhe me shumë emocione në parket.Turneu, i cili mbledh përfaqësueset më të mira të kontinentit, pritet të dhurojë spektakël dhe përballje të forta që nga dita e parë.
E gjithë vëmendja sot do të jetë e përqendruar në ndeshjen hapëse mes Britanisë së Madhe dhe Lituanisë, e cila do të zhvillohet duke filluar nga ora 12:30, transmeton AutoPortali.
Lituania, një nga kombëtaret me traditë në basketbollin europian, synon ta nisë garën me fitore ndaj një rivali që kërkon të befasojë.
Më pas, gjatë ditës, në program janë edhe disa përballje të tjera mjaft interesante:
Republika e Çekisë – Portugalia
Mali i Zi – Gjermania
Letonia – Turqia
Suedia – Finlanda
Serbia – Estonia

Sipas parashikimeve të analistëve dhe basteve sportive, Serbia shihet si favoritja kryesore për të fituar trofeun e këtij edicioni të EuroBasketit.
Me disa lojtarë që janë pjesë e ekipeve të NBA-së, përfaqësuesja serbe vjen në këtë turne me synime të qarta për titullin.
Turneu do të zgjasë disa javë dhe pritet të sjellë ndeshje emocionuese, përballje gjigantësh dhe një betejë të ashpër për fronin e basketbollit europian./AutoPortali



