Më 27 gusht 1995, në Spa-Francorchamps, Michael Schumacher dha një nga paraqitjet më të paharrueshme në karrierën e tij. Ndonëse nisi garën nga vendi i 16-të, ai triumfoi falë një strategjie të guximshme me goma të thata në shi dhe një mbrojtje brilante ndaj Damon Hill.
Hill kishte një shans të artë për të ngushtuar diferencën në kampionat, por gabimet dhe një penalizim e lanë vetëm i dyti. Schumacher, me një Benetton më pak të fuqishëm se Williams-i, tregoi klasin e tij dhe thelloi epërsinë në renditje me 15 pikë.
Gara e Belgjikës 1995 mbetet një moment historik në F1, që konfirmoi dominimin e Schumacher dhe i dha goditjen fatale shpresave të Hill për titull.



