Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 12-të.
Malisheva i bën ‘konak’ Llapit në një duel që pritet të jetë interesant, pasi që përballen dy skuadra që janë në garë për kreun e tabelës.
Ndërkaq, në duelin tjetër të ditës së sotëm do të ballafaqohen Feronikeli ’74 dhe Ballkani, duel ky që luhet në ‘Rexhep Rexhepi’ të Drenasit.
“Niklin” që akoma nuk ka shijuar fitoren këtë sezon të garave, e pret një ndeshje e vështirë pasi do ta sfidojë kampionin në fuqi të Kosovës.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00.



