Sot garon Gresa Bakraçi
S

Sot garon Gresa Bakraçi

Reprezentimi i Kosovës në Lojërat Olimpike 2024 që po zhvillohen në Paris të Francës do të vazhdojë edhe sot.

Në shtegun e garave do të jetë atletja Gresa Bakraçi e cila do të garojë në disiplinën vrapim 800 metra.

Gara e saj pritet të nisë në ora 19:15.

Ndërsa, e fundit që do të paraqitet në Paris do të jetë notarja Hana Beiqi nga sporti i notit që do të garojë të shtunën nga ora 10:00.

Ndryshe, deri më tani Kosova ka rrëmbyer dy medalje në Paris nga sporti i xhudos, Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu medaljen e bronztë.

TË FUNDIT