Prej sot lirohet kalimi i veturave nga “Xhorxh Bush” deri tek hyrja e parkingut
P

Prej sot lirohet kalimi i veturave nga “Xhorxh Bush” deri tek hyrja e parkingut

Një pjesë e rrugës “Xhorxh Bush” do të lirohet sot për qarkullim.

Kështu deklaroi dje për Klankosova.tv nga Drejtori i Shërbimeve Publike Bekim Brestovci.

Brestovci tha për Klankosova.tv se kjo do të bëhet deri tek hyrja e parkingut.

“Nuk e kemi liruar për qarkullim por për ata që e shfrytëzojnë parkingun”, tha Brestovci për Klankosova.tv

Rruga “Xhorxh Bush” ka pothuajse një vit që është mbyllur për qarkullim te veturave.

Komuna e Prishtinës, fillimisht kishte marrë vendim që në hapësirat e këtij bulevardi të qarkullojë vetëm mjetet e transportit publik dhe taksitë, por që më pas u mbyll qarkullimi edhe për to.

TË FUNDIT