Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë për shkak të asfaltimit
S

Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë për shkak të asfaltimit

Sot nga ora 08:00 deri në orën 18:00, do të mbyllet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në rrugën Brezovicë–Prevallë.

Sipas njoftimit, qarkullimi do të ndërpritet për shkak të punimeve të asfaltimit që po zhvillohen në kuadër të projektit Fushë e Pajtimit–Prevallë, përcjell AutoPortali.

Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Njoftimi i plotë:

📢 NJOFTIM
Mbyllje e përkohshme e qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët se nesër, më 9 korrik 2026 (e enjte), do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në segmentin rrugor Brezovicë – Prevallë (Fushë e Pajtimit – Prevallë), në intervalin kohor 08:00 – 18:00.
Mbyllja do të realizohet për shkak të punimeve të asfaltimit në kuadër të projektit të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale dhe rajonale, ku do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1,050 metrash.
Kjo masë është e domosdoshme për të mundësuar zhvillimin e punimeve në kushte të sigurta, për mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion dhe për garantimin e cilësisë së punimeve.
Lusim qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë, të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e autoriteteve në terren.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin

TË FUNDIT