Sot përcaktohen edhe dy kombëtaret e fundit çerekfinaliste
S

Sot përcaktohen edhe dy kombëtaret e fundit çerekfinaliste

Me dy ndeshjet që zhvillohen sonte do të kompletohen çiftet e çerekfinales në Kampionatin Evropian, EURO 2024.

Rrjedha e deritashme ka treguar se në këtë Evropian nuk ka favorit absolut dhe kjo vlen edhe për dy ndeshjet e sotme.

Në orën 18:00 përballen Rumania dhe Holanda. Pavarësisht se holandezët llogariten favoritë, në fakt kanë futbollistë dukshëm më cilësorë, me shumë gjasë duhet të djerësiten shumë për ta siguruar kalimin në çerekfinale.. Ndeshja zhvillohet në “Allianz Arena” të Mynihut.

Rivalitet pritet edhe në ndeshjen që nis në orën 21:00 në “Red Bull Arena” të Lajpcigut,  ku përballen Austria dhe Turqia.

Austriakët deri tani kanë treguar formë shumë të mirë dhe janë ndër kombëtaret që kanë befasuar për të mirë, por gjithsesi edhe turqit në ndeshje hyjnë me motiv shumë të madh për të vazhduar aventurën evropiane.

Fituesit e këtyre dy takimeve do të ndeshen mes vete në fazën çerekfinale të EURO 2024.

TË FUNDIT