Drita, Prishtina, Ballkani e Suhareka do të kërkojnë sot një “biletë” për në finale të Kupës së Kosovës në futboll.
Një javë pas shtyrjes së këtyre ndeshjeve (për shkak se ishte ditë zie), ka ardhur momenti për të mësuar dy skuadrat finaliste.
Një ndeshje shumë e fortë padyshim pritet të jetë ajo në mes Dritës e Prishtinës në stadiumin e bari artificial në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të kërkojnë fitoren dhe kalimin në finale pasi ndeshja e parë u mbyll 0:0, duke shfrytëzuar edhe epërsinë e fushës vendëse.
Ndeshja tjetër është ajo e derbit lokal, ku Ballkani është nikoqir i Suharekës në “Stadiumin e Qytetit”, me fillim nga ora 15:00.
Në ndeshjen e parë, ekipi i Ilir Dajës ka fituar me rezultat 1:0 dhe synon kalimin në finale.



