Spanjollët “bëjnë ligjin” në Malajzi
S

Spanjollët “bëjnë ligjin” në Malajzi

Alex Marquez me Ducati Gresini është shpallur fitues i garës së Çmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP. Piloti spanjoll bëri një garë të mirë, duke qenë i shkëputur nga rivalët dhe konsolidon pozitën e dytë në renditje.

Në podium u ngjitën edhe Pedro Acosta (i dyti me KTM) dhe Joan Mir (i treti me Honda), duke konfirmuar një dominim të pilotëve spanjollë. Edhe në këtë garë mungoi kampioni i botës Marc Marquez, i operuar dhe që ka mbyllur sezonin.

Një garë për t’u harruar kjo për italianin Francesco Bagnaia (Ducati), që u detyrua të tërhiqej pas dëmtimit të gomës. Tashmë që kampionët, për pilotë dhe konstruktorë janë përcaktuar, duelohet thjesht për të mbyllur kampionatin.

TË FUNDIT