Pavarësisht se rikonstruksioni i stadiumit legjendar “Spotify Camp Nou” është në fazat e avancuara, Barcelona ende nuk është rikthyer për të luajtur aty, edhe pse fillimisht ishte planifikuar që sezoni 2025/26 të niste pikërisht në shtëpinë e re të katalanasve.
Sipas Indeksonline, tashmë është bërë e ditur arsyeja pse rikthimi është shtyrë.
Aktualisht, pas përfundimit të fazës së parë të rinovimeve, stadiumi mund të akomodojë vetëm 27 mijë tifozë, ndërsa pritet që deri në fund të nëntorit ky numër të rritet në 45 mijë.
Megjithatë, kjo shifër vazhdon të jetë më e ulët krahasuar me kapacitetin aktual të stadiumit alternativ të Barçës, “Montjuic”, i cili mund të presë 40 mijë spektatorë.
Për këtë arsye, duke marrë parasysh edhe aspektin financiar, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të mos zhvillojnë ende ndeshje në “Camp Nou”, derisa punimet të avancojnë edhe më shumë dhe kapaciteti të arrijë një nivel më të pranueshëm për të përballuar interesin e madh të tifozëve.
Barcelona kishte paraparë që të rikthehej në “Camp Nou” më 18 tetor, në përballjen ndaj Girona-s, por duket se kjo kërkesë është refuzuar, duke shtyrë edhe më tej momentin e kthimit në stadiumin historik.
Për momentin, nuk ka një datë zyrtare për rikthimin në “Spotify Camp Nou”, edhe pse punimet po ecin me ritme të shpejta dhe klubi synon që një pjesë e mirë e sezonit të ardhshëm të zhvillohet aty.



