Suhareka nënshkruan me portierin e njohur
S

Suhareka nënshkruan me portierin e njohur

Portieri i njohur, Betim Halimi është bashkuar me Suharekën, ndërsa për marrëveshjen mes palëve ka njoftuar vetë skuadra e sapo promovuar në Superligë.

Suhareka që e ka nisur mirë edicionin, duke marrë katër pikë në dy ndeshje kërkon të forcojë sa më shumë skuadrën.

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me portierin Betim Halimi, i cili është përforcimi ynë i ri”.

“Halimi me shumë përvojë përforcon portën tonë së fundmi pjesë e SC Gjilani e në të kaluarën ka mbrojtur portat e shumë skuadrave si vendore e jashtë vendit si: FC Drita, KF Hajvalia, JK Trans Narva, Olimpik Donetsk, FC Prishtina, FK Kukësi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Suhareka pritet të jetë mjaftë aktive deri në fund të javës edhe me disa transferime të reja.

TË FUNDIT