Shpëtim Duro është shkarkuar nga posti i trajnerit të Suhrekës. Gazeta Olle shkruan që dy humbjet e fundit me rezultate të thella ndaj Llapit (3-0) dhe Malishevës (1-3) kanë qenë vendimtare për shkarkimin e tij.
Klubi nga Suhareka tashmë ka vendosur trajnerin e ri, i cili është Qendrim Kida.
Duro iu bashkua Ballkanit pas një aventure të suksesshme me Struga Trim-Lum, ku arriti të shpallej kampion në Maqedoninë e Veriut .

Ndërsa, Kida i është bashkuar Suharekës në Durrës aty ku suharekasit po kryejnë përgatitjet në pauzën e Kombëtareve.



