Superkupa e Evropës, Gjimshiti kundër Mbappes
S

Superkupa e Evropës, Gjimshiti kundër Mbappes

Të mërkurën në mbrëmje (sonte), të gjithë do të jenë “sy e veshë” nga Polonia. Në Varshavë do të luhet finalja e Superkupës së Evropës.

Dy ekipe “big” do të sfidohen mes tyre në stadiumin “PGE Narodowy”, takim që do të nisë në orën 21:00. Atalanta do të sfidojë Real Madridin.

Bergamaskët vijnë si fitues të Europa League, ndërsa nga krahu tjetër madrilenët si triumfatorët e Champions League dhe përballë njëri-tjetrit do të kërkojnë trofeun e Superkupës për të nisur kështu sezonin e ri me “këmbën e mbarë”.

Berat Gjimshiti do të jetë pikërisht përballë Kylian Mbappes. Një përballje mjaft interesante, me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare që do të synojë të dalë fitimtar ndaj yllit francez.

TË FUNDIT