Valdet Kaçandolli, në këtë fundjavë, do të marrë pjesë në garën e radhës të Kampionatit Evropian, ecila mbahet në Zvicër.
Shtegu në ST Ursanne prej 5.180 metra, njihet edhe si shtegu më i shpejtë në Kampionatin Evropian, në gara malore (EHC).
Garuesi nga Kosova synon rezultate të mira me veturën e tij “verdhë e blu”, Suzuki Swift, të cilën arriti ta kthejë sërish në shteg pas aksidentit që e pati në garën në Poloni.
Për kundër konkurrencës së fortë, Valdeti është optimist për paraqitje të mirë në këtë garë.
Valdet Kaçandolli është i pari garues nga Kosova që po e ndjek “aventurën europiane”, në të gjithë kalendarin e sezonit.



