Talenti shqiptar kërkohet nga katër gjigantë evropianë
T

Talenti shqiptar kërkohet nga katër gjigantë evropianë

Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik. Por emri i talentit të Baselit nuk është më sekret.

Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu, kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.

“Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër.

Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.

Rexhaj u lind në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje për grupmoshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar.

Po ashtu e fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.

Futbollisti i krahut u transferua te Baseli në verën e vitit 2022, pasi më parë ishte paraqitur te Luzerni.

TË FUNDIT