Pas largimit nga Lazio, Igli Tare po vijon me një periudhë pushimi në karrierën e tij. Një nga drejtorët sportivë kryesorë në vitet e fundit në Serie A, është në bisedime me dy klube angleze, për një rikthim në ligën më të fortë në botë.
Tare për momentin është duke biseduar me pronarët e Tottenhamit dhe Chelseas. Tottenhami afroi pak kohë më parë Johan Lange për të zëvendësuar Fabio Paraticin që u pezullua për dy vite e gjysmë nga FIFA.

Pavarësisht këtyre, dëshira e Igli Tares është që të qëndrojë në Itali, por në mungesë të një piste konkrete, alternativa mund të jetë edhe Premier Liga.



