Të dielën, te Prishtina Mall, gara e radhës në karting sllallom e auto sllallom me vetura elektrike
T

Të dielën, te Prishtina Mall, gara e radhës në karting sllallom e auto sllallom me vetura elektrike

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me agjendë të ngjeshur.

Pas dy garave atraktive në disiplinën malore, Kruja e Kulla, koha është për terren të rrafshët.

Të dielën, në parkingun jugor të Prishtina Mall, mbahet gara e radhës (e dyta) në disiplinat karting sllallom dhe sllallom me vetura elektrike.

Në të dyja disiplinat dhe në të dyja konkurrencat rivaliteti pritet të jetë i madh, me synimin që garuesit të mbledhin sa më shumë pikë, e pse jo edhe të fitojnë kampionatin.

Tashmë dihet që fituesit në disiplinat përkatëse do ta përfaqësojnë Kosovën në FIA Motorsport Games, të cilat në tetor mbahen në Valencia të Spanjës.

Dashurie Stefa e Visar Gjikolli ishin fitues në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, në garën e parë (më 2 qershor) në konkurrencat përkatëse, ndërsa në karting sllallom më të mirët dolën Rion Tytynxhiu e Nida Pacolli.

Regjistrimi në garë bëhet nga ora 10:00-11:30 e më pas vazhdohet me procedurat e zakonshme.

TË FUNDIT