Të enjten, më 28 gusht, në orën 12:00, në “Grimaldi Forum” në Monaco, do të zhvillohet shorti për sezonin 2025/26 të UEFA Champions League.
Në këtë edicion marrin pjesë 36 klube, të cilat do të mësojnë tetë kundërshtarët e tyre për fazën e parë të kompeticionit.
Ky është sezoni i dytë me formatin e ri të ligës, që ka zëvendësuar fazën tradicionale të grupeve. Të gjitha skuadrat garojnë në një tabelë unike, duke luajtur tetë ndeshje secila katër në shtëpi dhe katër jashtë fushe, transmeton AutoPortali.
Kundërshtarët zgjidhen nga katër vazo bazuar në koeficientin e UEFA-s, me rregull që nuk përballen klube nga i njëjti vend dhe jo më shumë se dy ekipe nga e njëjta ligë për të njëjtin kundërshtar.
Faza e ligës do të zhvillohet nga 16 shtator deri më 28 janar. Tetë ekipet më të mira kalojnë direkt në 1/8 e finales, ndërsa vendet 9–24 do të luajnë playoff në shkurt.
Aktualisht janë konfirmuar 32 skuadra, ndërsa katër të tjera do të përcaktohen nga raundet kualifikuese.
Disa nga klubet e ndara sipas vazo:
Vazoja 1: Real Madrid, Barcelona, PSG, Manchester City, Bayern, Liverpool, Chelsea, Inter
Vazoja 2: Arsenal, Juventus, Leverkusen, Atalanta, Frankfurt, Tottenham (në pritje)
Vazoja 3: Napoli, Ajax, PSV, Olympiacos, Slavia Prague, Sporting, Marseille
Vazoja 4: Newcastle, Galatasaray, Monaco, Union SG, Pafos (Qipro), Kairat (Kazakistan)
Kalendari i garës:
Faza e ligës: 16 shtator 2025 – 28 janar 2026
Playoff-et: 17/18 & 24/25 shkurt 2026
1/8 e finales: 10/11 & 17/18 mars
Çerekfinalet: 7/8 & 14/15 prill
Gjysmëfinalet: 28/29 prill & 5/6 maj
Finalja: 30 maj 2026 në Budapest



