Të mërkurën caktohen finalistët e Kupës
T

Të mërkurën caktohen finalistët e Kupës

Dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës do të dihen nesër, pas përfundimit të dy ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin mes Dritës e Prishtinës, ku të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë pas barazimit 0:0 në ndeshjen e parë.

Sikurse Drita, po ashtu edhe Prishtina synim e kanë finalen dhe fitimin e trofeut, i cili ua mundëson daljen në Evropë.

Forma e të dy skuadrave është e ndryshme në kampionat. Drita po lufton për titullin kampion dhe gjendet në pozitën e dytë në tabelë me dy pikë më pak se Ballkani.

Kurse, Prishtina është në mesin e tabelës dhe larg një vendi për Evropë dhe për ta Kupa është opsioni i vetëm.

Përballja tjetër gjysmëfinale që luhet po të mërkurën është derbi lokal mes Ballkanit e Suharekës.

Portokallinjtë hyjnë në këtë ndeshje me epërsinë 1:0 nga sfida e parë e luajtur para dy jave.

Golin e fitores e kishte realizuar Marsel Ismajlgeci krejt në fund të sfidës.

Në krahun tjetër, Suhareka po shkon sigurt drejt titullit kampion dhe sigurimit të Superligës për stinorin e ardhshëm.

Të dy ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të mërkurën nga ora 15:00.

TË FUNDIT