Kampionati i sivjetmë i automobilizmit në Kosovë ka hyrë në fazën përfundimtare.
E shtuna e kësaj jave shënon fundin e tij në disiplinat auto sllallom me vetura elektrike dhe karting sllallom.
Ashtu sikur edhe tri garat e para, edhe kjo e së shtunës do të mbahet në parkingun jugor të qendrës tregtare “Prishtina Mall”.
Në të dyja disiplinat pritet rivalitet i madh, kjo edhe duke u bazuar në tri garat e mbajtura deri më tani.



