Te Williams të befasuar për vendimin garën e Monakos
T

Te Williams të befasuar për vendimin garën e Monakos

Shefi i ekipit Williams, James Vowles, nuk është i kënaqur që në Çmimin e Madh të Monakos 2026 do të përdoret përsëri strategjia me dy ndalesa, pasi e cilësoi eksperiencën e këtij viti si “më të pakëndshmen”.

FIA detyroi këtë vit përdorimin e tri llojeve të gomave për të detyruar dy ndalesa, por kjo solli taktika ku pilotët ngadalësonin që t’i favorizonin shokët e ekipit, gjë që nuk pëlqeu Vowles.

Ai u befasua që ky rregull do të vazhdojë në 2026 dhe tha se preferon gara të pastërta pa manipulime taktike.

Nga ana tjetër, drejtori i FIA-së për Formula 1, Nikolas Tombazis, tha se vendimi nuk është përfundimtar dhe i ftoi ekipet të propozojnë ide të reja për të përmirësuar garën në Monako.

TË FUNDIT