Tërmet i fuqishëm 7.5 Rihter në Atlantik, shpallet alarm për tsunami
T

Tërmet i fuqishëm 7.5 Rihter në Atlantik, shpallet alarm për tsunami

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë Rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik.

Lëkundjet kanë qenë shumë të forta dhe raportohet se janë ndjerë në Argjentinë dhe Kili, raporton IndeksOnline.

Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake, përcjell AutoPortali.

Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami. Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima.

TË FUNDIT