Tetë ditë prej kur malet e Prevallës po digjen, sot do të intervenohet me helikopter (VIDEO)
T

Tetë ditë prej kur malet e Prevallës po digjen, sot do të intervenohet me helikopter (VIDEO)

Sot bëhen tetë ditë që kur malet e Prevallës kanë filluar të digjen dhe ende institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Në Parkun Kombëtar të Sharrit, zjarrfikësit janë munduar të kryejnë punën e tyre, por për shkak të terrenit jo të përshtatshëm, nuk është bërë më e mira e mundur, shkruan AutoPortali.

Përmes një njoftimi në Facebook, të dielën Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, sot do të intervenohet me një tjetër mënyrë për t’i shuar vatrat e zjarrit.

Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë. Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri. Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së“.

Ndryshe, Prevalla njihet si vend i shërimit të kancerit dhe shumë sëmundjeve tjera të cilin e rekomandojnë edhe mjekët.

Kjo ishte edhe një arsye më shumë për vullnetarët që kishin dalë për ta shuar zjarrin, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Vlen të thekësohet se për këtë rast kanë shkruar media të ndryshme dhe kanë reaguar njerëz me ndikim, për dallim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./AutoPortali/

 

TË FUNDIT