Thaqi i pakënaqur te Cluji, pritet rikthimi në Kosovë
T

Thaqi i pakënaqur te Cluji, pritet rikthimi në Kosovë

Ish-anëtari i Ballkanit, mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi është i pakënaqur te skuadra e tij aktuale, Cluj dhe duket se ai do të kthehet sërish në futbollin kosovar.

Skuadra e Prishtinës po i ndjek nga afër zhvillimet e fundit mes Armend Thaqit dhe klubit të tij.

Egziston mundësia që ish-kapiteni mund të rikthehet në kryeqytet nëse largohet nga Rumania.

31 vjeçarin përveç Prishtinës po e ndjek edhe Gjilani.

Thaqi është njëri ndër mbrojtësit anësorë në më të mirë në histori të futbollit të Kosovës, gjersa ardhja e tij do të blindonte repartin defansiv në klub.

Ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij, pasi ai nuk është i lumtur te Cluji shkaku i minutazhit të pakët.

TË FUNDIT