Thyhet vetura e një mërgimtari në Kllokot, ofrohet 200 euro shpërblim për gjetësin e dokumenteve
T

Thyhet vetura e një mërgimtari në Kllokot, ofrohet 200 euro shpërblim për gjetësin e dokumenteve

Të mërkurën rreth orës 21:45, ka ndodhur një incident në parkingun e qendrës Bau Zone në Kllokot.

Mërgimtarit Argentim Ajeti, i është thyer xhami i veturës dhe i është vjedhur kuleta që ndodhej brenda, transmeton AutoPortali.

Sipas njoftimit të fshatit Ballancë në Facebook, në kuletë nuk kishte para por dokumente personale me rëndësi.

Ajeti gjithashtu ka njoftuar se gjetësin e dokumenteve do ta shpërblejë me 200 euro.

May be an image of 2 people, rearview mirror and text that says 'bau എമവോ ๑๐'

May be an image of car

No photo description available.

TË FUNDIT