Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës dhe i Mallorcas, Vedat Muriqi, është një nga idhujt e tifozëve të klubit spanjoll, ku këtë gjë e kanë treguar edhe me një mural të madh që i kanë bërë në një ndërtesë në qytet.
Tifozët e Mallorcas kanë bërë katër murale për katër lojtarët kryesorë të skuadrës, dhe njëri nga ta është edhe prizenasi, Vedat Muriqi.
Mallorca do të luajë finalen e Copa del Rey ndaj Atheltic Bilbao, të shtunën në orën 22:00.




