Tifozi ia vjedh unazën Neymarit, e nxjerr menjëherë në shitje (VIDEO)
T

Tifozi ia vjedh unazën Neymarit, e nxjerr menjëherë në shitje (VIDEO)

Superylli brazilian i futbollit Neymar u ndesh me një incident të pazakontë në ndeshjen e tij të fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Teksa Neymar po largohej nga fusha, tifozët kanë dashur ta përshëndesin nga tribunat, të cilëve ai ua ka zgjatur dorën dhe një tifoz e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia hequr unazën nga gishti brazilianit.

Neymar e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur, por megjithatë e pa tifozin vetëm me një vështrim dhe vazhdoi të ecë drejt fushës.

Brazilianit padyshim që nuk i interesoi shumë unaza pa të cilën mbeti, duke vazhduar të kryejë punën e tij.

Interesant është fakti se vetëm pak orë pas vjedhjes, ajo unazë është gjetur në shitje në një faqe interneti.

Unazës i është vënë një çmim prej afro 15 mijë eurosh.

TË FUNDIT