Tjetër sukses për  Edon Zhegrovën
T

Tjetër sukses për  Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitje fantastike me skuadrën e tij, Lille, në kampionatin francez.

Ylli kosovar realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2:1 ndaj Lensit, në kuadër të xhiros së 27-të.

Paraqitja e tij nuk ka shkuar pa u vlerësuar, prandaj edhe njëherë është gjendur në formacionin e javës nga SofaScore.

Zhegrova mori notën 8.2 në këtë sfidë, derisa është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.

Përveç reprezentuesit kosovar në formacionin e javës në Ligue 1 janë edhe Giggi Donnarumma, Gulbert, Oumu e Toure në defensivë.

Sierro, Savanier, Vitinha dhe Andrey Golovin në mesfushë si dhe dyshja Dallinga dhe Balogun në repartin ofensivë.

TË FUNDIT