Totaj thotë se situata në Prevallë është nën kontroll, pamjet e qytetarëve tregojnë të kundërtën (VIDEO)
T

Totaj thotë se situata në Prevallë është nën kontroll, pamjet e qytetarëve tregojnë të kundërtën (VIDEO)

Sot bëhen nëntë ditë prej kur malet e Prevallës janë në zjarr dhe ende nuk janë shuar.

Me këtë rast, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me shtabin emergjent dhe se nuk ka rrezik, shkruan AutoPortali.

“Sot, në mëngjes zhvillova një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë me ç’rast u njoftova se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël”.

Ai ka thënë se planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Derisa në anën tjetër qytetarët të cilët gjenden në zonën turistike, thonë se gjendja është alarmante, pasi zjarri ka filluar të shpëndahet edhe rreth vendbanimeve./AutoPortali/

TË FUNDIT