Tottenham Hotspur po përgatitet për një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës, duke tentuar të transferojë Rafael Leao nga Milani.
Sipas Fichajes, klubi londinez po përgatit një ofertë rreth 100 milionë euro për sulmuesin portugez, transmeton AutoPortali.
Largimi i Heung-min Son drejt LAFC në MLS ka krijuar një boshllëk në sulmin e Tottenham, duke e bërë transferimin e Leao-s një nevojë strategjike.
Sulmuesi i Milanit, i cili ka ardhur në klub në 2019 nga Lille, është rritur shumë dhe në sezonin 2024/25 ishte i përfshirë në 25 gola (12 gola dhe 13 asistime në 50 ndeshje).
Në moshën 26-vjeçare, Leao është në kulmin e formës dhe stilit të tij ofensiv që i përshtatet Tottenhamit.
Megjithatë, Milani nuk dëshiron ta largojë lehtë dhe kërkon një shumë që përputhet me klauzolën e lirimit të tij.
Përveç Leao-s, Tottenham po vlerëson edhe Rodrygon e Real Madridit, por sulmuesi portugez mbetet prioriteti kryesor, ndërsa ky transferim do të kishte ndikim të madh në Ligën Premier dhe Serie A. /AutoPortali



