Toyota planifikon ndryshimin e parë që nga viti 2021
T

Toyota planifikon ndryshimin e parë që nga viti 2021

Toyota do të prezantojë përditësimin e parë të GR010 HYBRID që kur u lançua në vitin 2021, me fokus kryesisht në aerodinamikë. Ky njoftim u bë nga Kazuki Nakajima, zëvendëspresident i Toyota Gazoo Racing Europe, gjatë një konference për mediat japoneze në rundin e fundit në Fuji.

Ai tha se testet e paketës së re aerodinamike pritet të fillojnë në fillim të tetorit dhe se Toyota synon të rikthehet në podiumin fitues në 24 Orët e Le Mans.

Sezoni 2025 i Toyota-s në WEC ka qënë i vështirë për shkak të kufizimeve nga Balance of Performance (BoP), makina është operuar pranë fuqisë minimale prej 480 kW dhe njëkohësisht afër peshës maksimale prej 1100 kg. Në Fuji, Toyota garoi me 483 kW dhe 1069 kg.

Përmirësimet do të realizohen si pjesë e rregullave “evo joker” që lejojnë zhvillime në klasën Hypercar sipas homologimeve të FIA dhe Automobile Club de l’Ouest.

Testimi i parë i versionit të ri pritet të bëhet në pistën Paul Ricard në tetor. Ndryshimet aerodinamike do të shoqërohen me homologime të reja në tunelin e erës Windshear në Karolinën e Veriut.

TË FUNDIT