Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e dy anëtarëve të familjes Gashi nga Llapushniku.
Ai gjithashtu ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarin në aksident, Fatlum Gashin, njofton AutoPortali.
Kujtojmë se mbrëmjen e së hënës, dy persona humbën jetën në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Llapushnik.
Njoftimi i plotë:
Aksident i rëndë në Llapushnik, dy të vdekur dhe një në gjendje të rëndë



