Trajneri i Dinamo Zagrebit flet për lëndimin e Hoxhës
T

Trajneri i Dinamo Zagrebit flet për lëndimin e Hoxhës

Arbër Hoxha ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren bindëse të Dinamo Zagrebit ndaj Slaven Belupos, në kuadër të javës së tetë të kampionatit kroat.

Skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat të thellë 4:1, ndërsa Hoxha kontribuoi direkt në dy nga golat e shënuar duke realizuar një gol të bukur dhe duke asistuar një tjetër.

Megjithatë, 26-vjeçari luajti vetëm pjesën e parë, pasi u zëvendësua për shkak të një shqetësimi fizik.

Trajneri i Dinamos, Mario Kovaçeviq, pas ndeshjes dha sqarime për gjendjen e tij:

“Hoxha u largua pas pjesës së parë për shkak të një problemi të vogël muskulor në kofshë. Ai dhe Mateo Lisica kanë qenë në formë të mirë kohët e fundit. Kur erdha në klub, i thashë Hoxhës të ketë durim sepse do të marrë minuta. Ai është një lojtar që mund të vendosë ndeshjet. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e tij dhe shpresoj që lëndimi të mos jetë serioz.”

Forma e Hoxhës këtë sezon ka qenë mbresëlënëse. Në tetë paraqitje në të gjitha garat me Dinamon, ai ka kontribuar me 2 gola dhe 3 asistime

Kjo formë po e kthen atë në një nga pikat kyçe të skuadrës, duke dëshmuar se është gati të japë më shumë nëse i jepet hapësira. /AutoPortali

TË FUNDIT