Transferi që mund të tronditë Formula 1
T

Transferi që mund të tronditë Formula 1

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe holandeze, Max Verstappen dhe Oscar Piastri mund të shkëmbejnë skuadrat në një nga transferimet më të mëdha në historinë e Formula 1.

Piastri thuhet se është i pakënaqur me trajtimin që po i bën McLaren, pasi skuadra favorizon Lando Norris, ndërsa Verstappen po humbet besimin te Red Bull për shkak të problemeve teknike dhe rezultateve të dobëta.

Raportimet thonë se një klauzolë në kontratën e Verstappenit mund t’i lejojë atij largimin nga Red Bull, ndërsa Piastri do të merrte rolin e pilotit kryesor në skuadrën austriake. Vendimi përfundimtar pritet gjatë pushimit veror të kampionatit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Red Bull apo McLaren për këtë shkëmbim të mundshëm.

TË FUNDIT