Ndalohet një person në Prapashticë pasi transportonte drunj pa dokumentacion
N

Ndalohet një person në Prapashticë pasi transportonte drunj pa dokumentacion

Policia e Kosovës dje ka ndaluar një person në Prapashticë të Prishtinës.

Kjo pasi ai po transportonte një ngarkesë drunore pa dokumentacion të rregullt, shkruan AutoPortali.

Zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve ia kanë konfiskuar drutë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Patrulla policore ka ndal te dyshuarin mashkull kosovar i cili drejtonte kamionetën me targa vendore ne te cilën kishte ngarkesë drunore për të cilat nuk posedonte letërpërcjellëse.  Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët e Agjensionit të Pyjeve dhe të njëjtit ia kanë konfiskuar drutë. Drutë janë deponuar në SPMK Keqekollë, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT