Trepça do të luajë sonte ndaj Heroes Den Bosch, kampionëve të Holandës, në çerekfinalet e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve të Basketbollit.
Ndeshja zhvillohet në Samokov të Bullgarisë, me fillim nga ora 20:00, ku pritet përkrahje e madhe nga tifozët mitrovicas.
Kampionët e Kosovës synojnë një sukses historik, por për të siguruar një vend në fazën e grupeve, duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi.
Në rast fitoreje sonte, Trepça do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit mes Bakken Bears (Danimarkë) dhe Kutaisi 2010 (Gjeorgji).
Nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë do të vazhdojnë garat në FIBA Europe Cup, ashtu si sezonin e kaluar.
Orari i ndeshjeve (22 shtator):
17:45 – Bakken Bears vs. Kutaisi 2010
20:00 – Heroes Den Bosch vs. Trepça



