Trepça vazhdon dominimin, Peja i kthehet fitores
T

Trepça vazhdon dominimin, Peja i kthehet fitores

Trepça ka vazhduar serinë pozitive në Prince Caffe Superligë, ku në xhiron e 26-të mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 97:73 (20:13, 31:24, 25:20, 21:16).

Kjo ishte fitorja e 19-të radhazi për ‘Xehetarët’ në elitë, derisa kanë 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit numërojnë shtatë fitore e 19 humbje.

Vendasit nga fillimi ishin më të mirë, në takimin që nuk ishte vendimtar për asnjërën skuadër, duke e bërë sfidën më të lehtë dhe pa presion, por mitrovicasit ishin më të vendosur për të vazhduar serinë pozitive dhe ia arritën qëllimit për të fituar 97:73.

Darnell Edge me 24 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime ishte më i miri te vendasit, kurse te  mysafirët Ty Cockfield me 32 pikë, tri pikë e katër kërcime.

Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut me rezultat 66:101 (20:25, 10:19, 20:17, 16:30), në sfidën që u zhvillua në ‘Karagaçi’.

Arian Azemi shënoi 16 pikë për istogasit, kurse Sadio Doucoure kishte 18 pikë e 12 kërcime për kampionët.

Peja është e dyta me 18 fitore e tetë humbje, ndërsa Istogu i fundit me një fitore e 25 humbje.

TË FUNDIT