Klubi i basketbollit Trepça vazhdon konsolidimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, duke njoftuar afrimin e basketbollistit amerikan Cedric Russell, i cili luan në pozitat 1 dhe 2 (organizator dhe mbrojtës).
Russell vjen nga kampionati austriak, ku me ekipin Traiskirchen Lions zhvilloi 29 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 17.2 pikë, 3.7 kërcime, 2.2 asistime dhe një saktësi prej 38.7% në gjuajtjet për 3 pikë.
Përpara aventurës në Austri, ai luajti në ABA 2 Ligë me MZT Skopje, ndërsa karrierën universitare e zhvilloi në NCAA me Louisiana dhe Ohio State.
“Kampionët e Kosovës”, të njohur si “Xehetarët”, synojnë të kenë një tjetër sezon dominues në basketbollin vendor dhe të arrijnë rezultate pozitive edhe në arenën ndërkombëtare.



