Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e gjashtë, duke filluar nga dita e premte.
Kjo xhiro do të zhvillohet në tre ditë, të premten një sfidë, të shtunën dy të tjera dhe të dielën dy.
Prishtina pret Dukagjinin të premten në kampin nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.
Të shtunën sfida interesante janë ajo mes Ferizajt dhe Llapit si dhe Suharekës dhe Feronikelit ’74.
Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera. Drita dhe Ballkani luajnë derbin e javës në Gjilan, derisa interesant pritet të jetë edhe në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin.




