Tri skuadra të Formula 1 synojnë transferimin e Charles Leclerc
T

Tri skuadra të Formula 1 synojnë transferimin e Charles Leclerc

Charles Leclerc mund të largohet nga Ferrari pas vitit 2026, pasi sipas raporteve të fundit, menaxheri i tij Nicolas Todt është në bisedime me tri skuadra të mëdha të Formula 1: Aston Martin, Mercedes dhe McLaren.

Edhe pse Leclerc e kishte mohuar më herët një largim të mundshëm, situata duket të ketë ndryshuar, veçanërisht në mungesë të rezultateve. Skuadra e tij ka eksploruar mundësi për një kontratë të re, në prag të ndryshimeve të mëdha në rregullore që hyjnë në fuqi në 2026.

Leclerc ka kontratë me Ferrari deri në 2029, me një pagë që mund të arrijë deri në 46 milionë dollarë në vit me bonuse, por ka klauzola që i lejojnë të largohet më herët nëse performanca e skuadrës nuk është e kënaqshme.

Mercedes mbetet opsioni më i hapur, pasi pilotët aktualë kanë kontrata vetëm deri në fund të vitit 2025. Ndërkohë, përflitet edhe mundësia që Max Verstappen të bashkohet me Ferrarin në të ardhmen, veçanërisht nëse Leclerc largohet dhe Hamilton pensionohet.

TË FUNDIT